Lajmet e mira nuk kanë të ndalur nga Orani i Algjerisë.
Laura Fazliu e ka fituar medaljen e artë në xhudo në kategorinë deri në 63 kilogramë, në Lojërat Mesdhetare.
Fazliu në finale mposhti xhudisten spanjolle, Cristina Cabana Perez me një waza-ari në Golden Score.
Në rrugëtimin e saj, Fazliu mposhti në gjysmëfinale Amina Belkadin nga Algjeria, kurse në çerekfinale e mposhti Iva Oberanin nga Kroacia.