Një nga llojet më të rrezikshme të gjarprërinjëve është shfaqur gjatë së dielës në Istog, shkruan GazetaDemos.
Qytetarët që kanë xhiruar këtë lloj të gjarpërit, thonë se ai është hasur tek “Burimi i Istogut”, ndërsa kanë apeluar edhe për kujdes.
“Nuk kam qene ne dijeni qe ky gjarper ndodhet ne komunen tone andaj ju lus qe ta postoni videon qe edhe te tjeret te informohen per kete”, ka shkruar ky qytetar në videon e dërguar për median lokale “Fontana”.