Kosova e ka siguruar medaljen e pestë në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë dhe të katërtën nga sporti i xhudos.
Është Akil Gjakova i cili arriti ta fitonte medaljen e bronztë në kategorinë deri në 73 kilogramë, pas fitores së Flaka Hoxhës me medalje të bronztë, dhe fitores së Distrias e Laura Fazliut me medalje të artë.
Xhudisti kosovar triumfoi ndaj italianit Manuel Lombardo pas një lufte të gjatë dhe mjaft interesante.
Paraprakisht, në çerekfinale Gjakova triumfoi ndaj grekut Michail Tsoutlasvili, për t’u mposhtur nga algjeriani Dris në gjysmëfinale.