Dy medalje të arta dhe dy të bronzta është bilanci i ekipit kosovar në xhudo në Lojërat Mesdhetare që po zhvillohen në Oran të Algjerisë.
Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu fituan medalje të arta, kurse Flaka Loxha dhe Akil Gjakova të bronztën.
Këto katër medalje, e kanë vendosur Kosovën në vendin e parë në Lojërat Mesdhetare sa i përket sportit të xhudos.
Pas suksesit të sotëm, ka ardhur edhe reagimi nga trajneri Driton Kuka.